Ish-ylli i Chelseat e zbulon se u shkarkua nga klubi përmes Twitterit
Ish-ylli i Chelseat dhe Francës, Florent Malouda, mbeti mjaft i habitur kur hyri në llogarinë e tij në rrjetin social Twitter sot, pasi që aty zbuloi se tani është i papunësuar.
38-vjeçari Florent Malouda iu bashkua FC Zurichut si pjesë e stafit të trajnerëve në shkurt, kur e mori rolin e trajnerit të sulmuesve dhe të rinjve të ekipit të parë.
Por, më pak se dy muaj pasi e kishte filluar këtë punë, klubi zviceran ka vendosur ta largojë mesfushorin dhe anësorin francez nga stafi i klubit.
“FC Zurichu dhe Florent Malouda kanë vendosur me marrëveshje të përbashkët t’i japim fund bashkëpunimit. Projektet në të cilat po merrte pjesë ai nuk janë në përputhje me planin e përgjithshëm të klubit. I urojmë Florent Maloudas fat të mirë dhe sukses në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga klubi.
Mirëpo, edhe pse Zurichu pretendoi se marrëveshja ishte arritur mes të dy palëve, Malouda e hodhi poshtë këtë mundësi, duke u shprehur i habitur për atë që kishte ndodhur.
“Me të vërtetë, nuk dija asgjë për këtë”, shkroi Malouda.
Der FC Zürich und @realflorentm haben in gegenseitigem Einvernehmen beschlossen, die kürzlich begonnene Zusammenarbeit zu beenden.
— FC Zürich (@fc_zuerich) April 11, 2019
ë https://t.co/rdoQ1Z8Gsq #fcz #fczuerich #stadtclub pic.twitter.com/HXXdUfydc3
Gjatë karrierës si futbollit, Malouda e fitoi titullin e Ligue 1 katër herë me Lyonin, para se të transferohej në Chelsea, ku i kaloi gjashtë sezone. Ne Londër, ai e fitoi një titull të Premierligës, tre tituj të FA Cup, një titull të Community Shield dhe një titull të Ligës së Kampionëve.
(Kosova Sot)