ADN-ja e Barcelonës: 47 pasime, 11 lojtarë, 194 sekonda, një gol

  • 11 April 2019 - 14:48
ADN-ja e Barcelonës: 47 pasime, 11 lojtarë, 194 sekonda, një gol

Barcelona siguroi fitore 1:0 në Old Trafford kundër Manchester Unitedit. Përkundër që paraqitja e tyre nuk ishte mbresëlënëse, goli i vetëm i katalonasve ishte tipik për klubin.

Mbrojtësi anësor i Manchester Unitedit, Luke Shaw, e preku i fundit topin që përfundoi në rrjetën e David De Geas. Mirëpo, goli, që erdhi në minutën e 12-të, erdhi pas një aksioni me 47 pasime, në të cilën u përfshirë të gjithë lojtarët e Barcelonës.

Portieri Marc-Andre ter Stegen e filloi aksionin dhe 194 sekonda kaluan para se topi të përfundonte në rrjetën e portës së Manchester Unitedit. Në këto tre minuta, Chris Smallingu ishte i vetmi lojtar i Manchester Unitedit që e preku topin para se Shaw ta devijonte atë në portë.

Kjo nuk është hera e parë që skuadra e Barcelona ka arritur diçka të tillë. Kundër PSV Eindhovenit, goli i tyre i katërt ishte i ngjashëm, si dhe goli i tretë në ndeshjen kundër Tottenhamit në Wembley.

Barcelona e mori këtë rezultat të mirë në “Old Trafford” përkundër paraqitjes jobindëse, pasi që “Djajtë e kuq” nuk u treguan aspak të saktë në fazën e sulmit. Ndeshja kthyese do të zhvillohet më 16 prill në Camp Nou.

Image

(Kosova Sot)