Trajneri i Bayernit e konfirmon përleshjen me grushte mes Lewandowskit dhe Comanit

  • 12 April 2019 - 15:31
Trajneri i Bayernit e konfirmon përleshjen me grushte mes Lewandowskit dhe Comanit

Trajneri i Bayern Munichut, Niko Kovac, i ka konfirmuar lajmet se në seancën stërvitore të së enjtes ndodhi një përleshje me grushte me Robert Lewandowskit e Kingsley Comanit.

E përditshmja gjermane, Bild, raportoi dje se Kingsley Coman dhe Robert Lewandowski u përleshen me grushte pasi u zunë mes vete me fjalë. Tani, këtë lajm e ka konfirmuar edhe trajneri Niko Kovac.

Mbrojtësi Niklas Sule dhe Jerome Boateng besohet se i kishin ndarë këta dy futbollistë në incidentin që mund ta prishë harmoninë e skuadrës para gjashtë ndeshjeve të fundit në Bundesligë.

Klubi gjerman nuk ka dhënë asnjë dënim për asnjërin lojtar dhe Kovaci ka insistuar se dy sulmuesit i kanë zgjidhur problemet mes vete.

“Pati një përleshje mes dy futbollistëve që janë emëruar nga mediat. Ne të tre e diskutuam atë që ndodhi pas stërvitjes dhe që të dy kërkuan falje për atë që ndodhi dhe u vinte keq për atë incident”, është shprehur Kovac.

“Askush nuk do të gjobitet sepse që ty lojtarët e kanë kuptuar gabimin dhe kjo është një gjë shumë e rëndësishme tani. Ndodhi ajo që ndodhi dhe tani është në të kaluarën. Nuk do të përgjigjem në pyetje të tjera për të temë”.

(Kosova Sot)