Ibrahimoviç vazhdon të shkëlqejë në Amerikë, shënon dy gola në fitoren e Galaxy
Fjalët e duhura për të përshkruar Zlatan Ibrahimovicin mungojnë. Suedezi vazhdon të magjepsë Amerikën me paraqitjen e tij.
Kapiteni i Los Angelos Galaxy ishte protagonisti kryesor në fitoren që skuadra e tij arriti ndaj Philadelphias me rezultatin 2-0.
37-vjeçari ishte autori i të dy golave për vendasit. Shtatlarti fillimisht shënoi me kokë në minutën e 26′. Një gol “normal” me goditje të saktë për Ibrahimovicin, ndërsa 10 minuta më vonë nuk gaboi nga penalltia duke i dhuruar 3 pikë të vlefshme skuadrës së tij.
Zlatan ka shënuar 6 gola në 4 ndeshje të luajtura me ekipin e tij. LA Galaxy momentalisht ndodhet në vendin e tretë me 15 pikë, 4 më pak se vendi i parë që mbahet nga Los Angelos.
(Kosova Sot)