Zhegrova ua mbyll gojën kritikëve
Edon Zhegrova ka debutuar me sukses nga minuta e parë në fanellën e Baselit. Futbollisti kosovar është përfshirë në ekipin ideal të javës në Raiffeisen Super League të Zvicrës
Edon Zhegrova ua ka mbyllur gojën kritikëve
Futbollisti kosovar ka debutuar me sukses nga minuta e parë për Baselin, në barazimin pa gola ndaj Grasshopperit fundjavën që shkoi.
Futbollisti ofanziv anësor ka shkëlqyer për gjigantin zviceran dhe ishte zgjedhur lojtari i ndeshjes.
Ndërsa, të hënën ai e ka fituar një tjetër epitet duke u futur në ekipin ideal të javës që shkoi në kampionatin zviceran.
Por, ai nuk është shqiptari i vetëm që e sheh veten në këtë ekip, pasi aty gjendet edhe sulmuesi i Xamaxit, Kemal Ademi, i cili e shënoi golin e fitores 1:0 ndaj Luzernit në udhëtim.
(Kosova Sot)