Juventusi dhe Ajaxi luftojnë për një vend në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve
Dy gjysmëfinalistët e parë të garës më prestigjioze të futbollit në Evropë, Ligës së Kampionëve, do të vendosen sonte. Juventusi e ka epërsinë e një goli të shënuar si mysafir, por është i vetëdijshëm se nuk mund të jetë shumë i sigurt kundër Ajaxit që e eliminoi Ligën e Kampionëve.
Ndeshja e parë përfundoi me rezultat 1:1, pas golit të 125-të të Ligës së Kampionëve
Ronaldo i ka shënuar 24 gola në 21 ndeshje çerekfinale
Frenkie de Jong mund të mos jetë 100 për qind i gatshëm për shkak të një problemi muskulor
Ajaxi nuk ka fituar kundër Juventusit në pesë përballjet mes tyre
Fituesi do të përballet me Tottenhamin ose Manchester Cityn në gjysmëfinale
Paraqitja e Ajaxit në Amsterdam ishte mjaftueshëm e mirë për ta mbajtur në gishta Juventusin, të cilët nuk do ta nënvlerësojnë kundërshtarin e tyre. Ajaxi e kishte përmbysur rezultatin nga disfata 2:1 në fitore 4:1 në ndeshjen kthyese kundër Real Madridit në fazën paraprake, transmeton Gazeta Express.
Megjithatë, për shkak të epërsisë së të qenit vendas dhe pasi që e kanë në skuadër Cristiano Ronaldon, që i ka shënuar 24 gola në 21 paraqitje në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, Juventusi beson se e ka epërsinë për t’u kualifikuar në gjysmëfinale.
Juventus
Formacioni i mundshëm: Szczësny; Cancelo, Bonucci, Rugani, Alex Sandro; Emre Can, Pjanië, Matuidi; Bernardeschi; Kean, Ronaldo
Jashtë: Mandëukië, Chiellini, Cáceres, Perin
Në dyshim: Douglas Costa
Mungon në ndeshjen e radhës nëse ndëshkohet me të verdhë: Bernardeschi, Matuidi
Ndeshja e fundit: SPAL 2:1 Juventus
Forma: HBFFFHFFFF
Ajax
Formacioni i mundshëm: Onana; Veltman, De Ligt, Blind, Mazraoui; Schöne, Van de Beek, De Jong; Ziyech, Tadië, Neres
Jashtë: Bandé, Tagliafico
Në dyshim: De Jong
Mungon në ndeshjen e radhës nëse ndëshkohet me të verdhë: Blind, De Jong, De Ligt, Schöne, Van de Beek, Ziyech
Ndeshja e fundit: Ajax 6:2 Excelsior
Forma: FBFFFHFFFFF
(Kosova Sot)