Yjet e futbollit e shprehin pikëllimin për Notre Dame, që u kaplua nga zjarri

  • 16 April 2019 - 10:33
Yjet e futbollit e shprehin pikëllimin për Notre Dame, që u kaplua nga zjarri

Kylian Mbappe, Neymari dhe Zinedine Zidane ishin ndër të parët që e shprehën keqardhjen e tyre për Notre Dame të hënën.

Katedralja Notre Dame u kaplua nga zjarr i madh të hënën dhe bota e futbollit reagoi në pikëllim pas këtij incidenti në njërin prej monumenteve më të famshme të Parisit.

Kjo katedralja, që daton që nga shekulli i 13-të, u dogj për disa orë, duke bërë që maja e saj e famshme dhe kulmi i ndërtesës të shkatërroheshin.

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se “më e keqja ishte mënjanuar” dhe shtoi se do të fillonte një shoqatë ndërkombëtare për të ngritur fondet për ta rindërtuar pjesën e dëmtuar të katedrales.

“Notre Dame është histori jonë, literatura jonë, pamja jonë. Është vendi ku i kemi përjetuar momentet tona më të mrekullueshme, nga lufta te liria. Kjo histori është e jona dhe po digjet. Po digjet dhe unë e di pikëllimin që po e ndiejnë bashkëkombësit e mi” është shprehur Macron.

Tragjedia e së hënës e pati një ndikim të madh edhe në botën e futbollit, veçanërisht te yjet franceze, të cilët i shfrytëzuan llogaritë e tyre nëpër rrjetet sociale për t’i ofruar lutjet e tyre.

Kylian Mbappe, Adrien Rabiot dhe Alexandre Lacazette ishin në mesin e atyre që reaguan të parët, ndërsa edhe Didier Drogba dhe Neymari e shprehën pikëllimin e tyre për këtë incident.

“Çfarë do të të them unë për Parisin… si gjithmonë, kur diçka e tillë ndodh, kudo në botë, sot është në Paris… është e komplikuar dhe nuk ia uroj askujt një gjë të tillë. Ne ishim duke ushtruar kur e mora lajmin, shpresoj që nuk ka viktima”, është shprehur Zidane.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Alex Lacazette (@lacazettealex) on

(Kosova Sot)