Pamje nga aksioni i mrekullueshëm i Ajaxit ndaj Juves që po e mahnit botën

  • 17 April 2019 - 18:19
Pamje nga aksioni i mrekullueshëm i Ajaxit ndaj Juves që po e mahnit botën

“Çfarë më mahnit mua më së shumti nuk është niveli i punës apo aftësitë teknike, të dyja janë të jashtëzakonshme, por mënyra sesi ata e mbushin fushën, mënyra sesi ata i kuptojnë hapësirat dhe kohë, inteligjenca e tyre taktike; të gjitha këto në një moshë kaq të re”.

Këto ishin fjalët e legjendës, ish-sulmuesit të Juventusit, Alessandro Del Pieros, i cili e lartësoi ekipin e ri, të uritur dhe të talentuar të Ajaxit, pas fitores 2:1 kundër Juventusit në Torino dhe kualifikimit në gjysmëfinale të Ligës së kampionëve të martën.

Ishte natë historike në Torino për skuadrën e Erik ten Hag, i cili bëri mrekullinë duke e eliminuar njërin prej favoritëve kryesorë për ta fituar Championsin, vetëm një rund pasi e kishte eliminuar kampionin në fuqi, Real Madridin.

Ajaxi fitoi 2:1 dhe kaloi tutje falë rezultatit të përgjithshëm 3:2, por nuk ishte vetëm rezultati ai që i mahniti të gjithë.

Ajaxi luan futboll ashtu siç duhet të luhet futbolli, siç tregon edhe kjo video në vazhdim. Pasime dhe aksione mbresëlënëse, marramendëse dhe tejet të bukura për syrin. 

(Kosova Sot)