Messi vazhdon të jetë mjeshtri i veçantë i Barcelonës

  • 17 April 2019 - 19:19
Messi vazhdon të jetë mjeshtri i veçantë i Barcelonës

Lionel Messi përsëri ka qenë vendimtar në të gjitha garat që është duke marrë pjesë sivjet Barcelona.

Argjentinasi tashmë ka shënuar 45 gola dhe ka asistuar në 18 raste në La Liga, Kupën e Mbretit dhe Ligën e Kampionëve.

Pas 29 ndeshjeve në La Liga, ai ka 33 gola duke asistuar 12 të tjera, ndërsa në garat evropiane ai ka 10 gola në tetë ndeshje.

Ai është golashënuesi më i mirë i katalonasve dhe e ka ndihmuar ekipin e tij që të arrijë në finalen e Kupës së Mbretit, dhe gjysmë finale të Ligës së Kampionëve.

Ndërkohë, katalanët pritet të sigurojnë titullin e ligës së shpejti dhe duket që tripleta është një mundësi reale. Kur të përfundojë detyrat e tij me Barçën këtë sezon, Messi do të jetë në gjendje të fokusohet në ekipin e tij kombëtar para Kupës së Amerikës në Brazil.

31-vjeçari u largua përkohësisht nga kombëtarja pas një kampanje dëshpëruese në Kupën e Botës. Por, ai u rikthye në mars në ndeshjen ndaj Venezuelës.

(Kosova Sot)