Konfirmohen çiftet e gjysmëfinaleve në Ligën e Kampionëve, ja datat kur do të zhvillohen ndeshjet

  • 17 April 2019 - 23:25
Konfirmohen çiftet e gjysmëfinaleve në Ligën e Kampionëve, ja datat kur do të zhvillohen ndeshjet

Çiftet gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve tashmë janë konfirmuar pasi Tottenhami dhe Liverpooli iu bashkuan Ajaxin në mesin e katër skuadrave të fundit në këtë garë.

Barcelona ishte gjysmëfinalisti i parë pas një triumfi mbresëlënës ndaj Manchester Unitedit me rezultat të përgjithshëm 4:0 pas dy ndeshjeve, derisa Ajaxi e tronditi Juventusin e Cristiano Ronaldos duke e mundur 3:2 pas dy ndeshjeve.

Tottenhami kompletoi kalimin në gjysmëfinale të mërkurën falë golave si mysafir pas një ndeshjeje dramatike dhe të pabesueshme në Etihad, të cilën e humbi 4:3 ndaj Manchester City, me ndeshjen e parë që e kishte fituar 1:0 në shtëpi.

Liverpooli, ndërkohë, kaloi në gjysmëfinale pasi e shkatërroi Porton 6:1 pas dy ndeshjeve.

Ndeshjet e para gjysmëfinale zhvillohen më 30 prill, ndërsa ato të kthimit më 7 maj. 

(Kosova Sot)