Messi buzë arritjes së golit të 600-të në karrierë dhe rekordit të Peles

  • 18 April 2019 - 14:50
Messi buzë arritjes së golit të 600-të në karrierë dhe rekordit të Peles

Lionel Messi është në rrugë të mirë ta përmbyllë edhe një sezon tjetër më 50 apo më shumë gola të shënuara, si dhe shumë pranë arritjes së golit të tij të 600-të në karrierë për Barcelonën.

Me dy golat kundër Manchester Unitedit në ndeshjen e kthimit çerekfinale të Ligës së Kampionëve të martën në Camp Nou, Messi e ka çuar në 597 numrin e përgjithshëm të golave në fanellën e Barcelonës.

Superylli argjentinas pothuajse e ka siguruar çmimin “Pichichi” (golashënuesi më i mirë) në La Liga, pasi prin me 33 gola, 13 më shumë se bashkëlojtari i tij Luis Suarez, si dhe prin edhe në Ligën e Kampionëve me 10 gola. Në total, Leo i ka shënuar 45 gola në sezonin 2018-19 dhe i ka ta paktën edhe nëntë ndeshje në dispozicion për ta shtuar numrin e golave: gjashtë në La Liga, dy në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve dhe një finale në Kupën e Mbretit.

Messi është në rrugë të mirë ta thyejë edhe rekordin e legjendës braziliane, Pele.

Pele i shënoi në total 643 gola për Santosin mes viteve 1956 dhe 1974, prandaj Messit i duhen 46 gola për ta barazuar këtë shifër. 

(Kosova Sot)