Rodrygo i Realit shënon, asiston dhe ia siguron fitoren Santosit

  • 18 April 2019 - 18:43
Rodrygo i Realit shënon, asiston dhe ia siguron fitoren Santosit

Rodrygo ka shkëlqyer në fitoren 2-0 të Santos FC në Kupë kundër Vasco da Gama.

18-vjeçari i Real Madridit, Rodrygo Goes, që është blerë për 45 milionë euro vite më parë, ka lënë sërish gjurmë për Santosin në Brazil.

Talenti i Realit, i huazuar te Santos deri në fund të këtij sezoni, shënoi për 1-0 me të filluar pjesa e dytë në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Brazilit. Ai realizoi në minutën e 48’.

Pak minuta më vonë, në atë të 66’, asistoi për Jean Mota, ky i fundit shënoi për 2-0, që doli të jetë rezultati përfundimtar i takimit.

Kujtojmë se Zidane është duke menduar që ta përfshijë atë në parasezon në Amerikë dhe nëse 18-vjeçari tregon talentin si Vinicius Junior, do të qëndrojë në skuadrën e parë si zëvendësues i Karim Benzemas përgjatë sezonit 2019/20. 

(Kosova Sot)