Barça e do Filipe Luisin

  • 19 April 2019 - 15:40
Barça e do Filipe Luisin

Gjiganti katalunas është i interesuar ta përforcojë krahun e majtë të mbrojtjes

Filipe Luis është bërë objektiv i Barcelonës.Mbrojtësi i majtë i Atletico Madridit gjatë verës do të jetë lojtar i lirë, prandaj gjiganti katalunas e ka vënë në shënjestër.

33 vjeçarin e do po ashtu edhe Borussia Dortmundi, por Barça duket favorite për ta bërë të vetin atë.

Trajneri Ernesto Valverde është në kërkim të rezervistit të Jordi Albas dhe braziliani me eksperiencën e tij mund t’i kryejë punë kampionit spanjoll.

Nga ana e saj, Atletico nuk duket e interesuar për t’ia vazhduar kontratën ish-futbollistit të Chelseat. 

(Kosova Sot)