Kështu do të rreshtohet Barça me dyshen e Ajaxit, De Jong dhe De Ligt

  • 21 April 2019 - 09:52
Kështu do të rreshtohet Barça me dyshen e Ajaxit, De Jong dhe De Ligt

Frenkie de Jong nënshkroi me Barcelonën në janar dhe do t’i bashkohet klubit në verë nga Ajaxi, por rrugës së tij është duke shkuar edhe sensacioni tjetër i gjigantit holandez, Matthijs de Ligt.

Ajaxi ka fituar shumë adhurues këtë sezon dhe tani duket e pashmangshme se shumë prej yjeve të tij do të largohen në verë

Veçanërisht pasi Ajaxi është në gjysmëfinale të Lugës së Kampionëve pasi i tronditi kampionin në fuqi, Real Madridin, dhe njërin prej favoritëve, Juventusin gjatë rrugës.

Barcelona është ndër klubet që pritet t’ia rrëmbejë talentet e rinj klubit holandez.

De Jong do t’i bashkohet klubit katalonas në verë, pas marrëveshjes së arritur mes dy klubeve për 75 milionë euro për shërbimet e mesfushorit.

Por, ai mund të mos jetë lojtari i vetëm që i bashkohet Barçës nga Ajaxi në verë.

Matthijs de Ligt mund t’i ndjekë hapat e bashkëlojtarit dhe bashkatdhetarit të tij.

Kapiteni 19-vjeçar do të larohet në verë nga Ajaxi dhe derisa destinacioni i tij nuk dihet, De Jong e ka këshilluar t’i bashkohet atij në Barçë.

Image

Me ardhjen e tyre, kështu mund të duket formacioni i Barçës

(Kosova Sot)