Zeneli e shfaq të dashurën e tij dhe ia shpall dashurinë publikisht: Gruaja ime, të dua!

  • 22 April 2019 - 11:09
Zeneli e shfaq të dashurën e tij dhe ia shpall dashurinë publikisht: Gruaja ime, të dua!

Arbër Zeneli më në fund e ka shfaqur publikisht të dashurën e tij, duke e publikuar një fotografi përkrah saj në rrjetet sociale.

Në fillim të këtij muaji, ylli i ekipit kombëtar të Kosovës Zeneli dha sinjale për herë të parë se kishte nisur një lidhje dashurie, duke publikuar fotografi me tashmë të dashurën e tij, por pa ia zbuluar fytyrën.

Anësori i Stade de Reims, megjithatë, sot e ka publikuar një fotografi tjetër me të dashurën e tij, emri i të cilës nuk është i njohur, ku ata shihen me fytyra të buzëqeshura dhe plot dashuri.

“Gruaja ime, të dua!” është mbishkrimi i shkurtër por i qartë i Arbërit mbi këtë fotografi. 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Arber Zenelië (@azeneli17) on

(Kosova Sot)