Dënohet gjyqtari që e goditi Moratan në fushë
Federata e Futbollit të Spanjës ka marrë vendim ta pezullojë Javier Alberola Rojas për xhiron e 34-të dhe të 35-të të La Ligës.
Ky dënim vjen pasi që gjyqtari Rojas ishte përfshirë në një incident me Alvaro Moratan gjashtë ndeshjes të së shtunës së Atletico Madridit kundër Eibarit, të cilën madrilenët e fituan me rezultat 1:0
Alberola Rojas u duk se e goditi Moratan në qafë dhe lojtari reagoi i zemëruar menjëherë pas këtij kontakti. Kjo gjë që dëshmohet edhe përmes pamjeve të kapura nga kamerat televizive.
Rojas nuk do ta referonte asnjë ndeshje të xhiros së 34-të, që zhvillohen këtë mesjavë, edhe para se të bëhej i ditur ky vendim. Mirëpo, Federata e Futbollit të Spanjës ka vendosur ta pezullojë atë edhe për xhiron e 35-të.
27-vjeçarit i është caktuar detyrë as në dhomat e VAR-it për këto dy xhiro.
(Kosova Sot)