Trajneri i Hartelit: Stefan është më i mirë se Haxhi Krasniqi

  • 24 April 2019 - 18:14
Trajneri i Hartelit: Stefan është më i mirë se Haxhi Krasniqi

Trajneri i Stefan Hartel, Stephan Kuhne ka thënë se boksieri i tij është më i mirë se Haxhi Krasniqi, të cilin do ta mposht më 11 maj

Haxhi Krasniqi do t’i kthehet ringut më 11 maj me meçin ndaj gjermanit, Stefan Hartel.

Boksieri kosovar është optimist se do ta fitojë këtë meç, i cili do të mbahet në Magreburd, ku junikasi ka kujtime të mira nga e kaluara.

Nga ana tjetër, në taborin e kundërshtarit të tij janë optimistë se Krasniqi do të mposhtet në meçin e ardhshëm, duke e humbur kështu brezin e artë të kampionit evropian, të cilin e mbajti gjatë tërë vitit 2018.

“Stefan është qartë boksier më i mirë se Krasniqi dhe ne i kemi kompensuar dhe balancuar tashmë avantazhet fizike të Robinit”, u shpreh Kuhne.

(Kosova Sot)