Tifozët e Real Madridit i kërkojnë Perezit të japë dorëheqje
Kjo është hera e dytë që tifozët e Real Madridit e kanë shprehur zhgënjimin e tyre me presidentin e klubit, Florentino Perez, në dy ndeshjet e fundit të zhvilluara si mysafir.
Tifozët e Real Madridit i kanë kërkuar presidentit të klubit të tyre të preferuar, Florentino Perezit, që të japë dorëheqje. Këtë kërkesë ata e bënë gjatë barazimit pa gola kundër Getafes mbrëmë.
Pak pasi u mbyll pjesa e parë e ndeshjes në Coliseum Alfonso Perez, tifozët madrilenë e zbuluan një pankartë ky thuhej “Florentino vete ya”, që përkthehet në “Florentino, shko tani”. Rojet e sigurimit ia konfiskuan këtë pankartë pothuajse menjëherë.
Kjo është hera e dytë që tifozët e Real Madridit e kanë shprehur pakënaqësinë e tyre me Perezin, pasi që “Los Blancos” po e përfundojnë këtë sezon pa asnjë trofe të madh për herë të parë që nga sezoni 2014/15.
Në barazimin 1:1 kundër Leganesit para dhjetë ditësh, tifozët e kishin zbuluar një pankartë me mesazhin “Florentino culpable”, që përkthehet në “Florentino, ti je fajtor”.
(Kosova Sot)