S’ka vend sërish për Shaqirin, kthehet Chamberlain
Janë publikuar formacionet zyrtare për sfidën mes Liverpool dhe Huddersfield Town.
Titulli i Premierligës është në duar të Manchester City, pas triumfit në ndeshjen e mbetur ndaj Manchester United.
Por, “Redsat” do të luftojnë deri në fund me shpresën që skuadra e Pep Guardiolës të rrëshqasë diku në tri takimet e mbetura.
Për sfidën e sotme që zhvillohet në “Anfield”, Jurgen Klopp sërish e ka lënë në stol shqiptarin, Xherdan Shaqiri.
Alex Oxlade-Chamberlain, që u lëndua rëndë vitin e kaluar në Ligën e Kampionëve kundër Romës, kthehet në skuadër.
(Kosova Sot)