Paraqitja 20 minutëshe e Xherdan Shaqirit bën bujë në mediet zvicerane

  • 28 prill 2019 - 16:59
Paraqitja 20 minutëshe e Xherdan Shaqirit bën bujë në mediet zvicerane

Liverpooli mori kreun e renditjes tabelare të Premierligës të premten pas fitores 5:0 ndaj Huddersfield, dhe tashmë "Të Kuqtë" janë dy pikë mbrapa Manchester Cityt që sot është duke luajtur kundër Burnleyt.

Liverpooli e filloi ecurinë e golave me Naby Keita, për shënuar më pas përmes Sadio Mane dy herë dhe dy herë përmes Mohamed Salah, shkruan "21ch".

Mesfushori nga Kosova, Xherdan Shaqiri i cili është duke u injoruar vazhdimisht nga trajneri Jurgen Klopp, më në fund luajti disa minuta për skuadrën e Liverpoolit.

Ai zëvendësoi Gini Wijnaldum në minutën e 73-të, kur rezultati ishte 4:0.

Dhe menjëherë, Shaqiri tregoi aftësitë e tij fenomenale në fushën e lojës.

Pas inkuadrimit në fushë, Shaqiri bëri lëvizje fenomenale e më pas dhuroi një pasim brilliant për Salah, i cili shënoi për 5:0.

Mbetet të shihet nëse do të ketë minuta për Shaqirin edhe në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës të mërkurën në "Camp Nou".

(Kosova Sot)