Basel, Zhegrova hyn në zhveshtore dhe nuk del më në fushë

  • 28 April 2019 - 17:25
Basel, Zhegrova hyn në zhveshtore dhe nuk del më në fushë

Edon Zhegrova ka luajtur për vetëm 45 minuta në ndeshjen që Baslei po e fiton 1-0 ndaj St. Gallen.

Ricky van Wolfswinkel shënoi për 0-1 pas një asistimi të bukuar nga ana e Blas Miguel Riveros Galeano në minutën e 22’, në të cilin aksion mori pjesë edhe Edon Zhegrova dhe u gëzua tej mase për golin e epërsisë.

Por, me të përfunduar pjesa e parë, duket se trajnerit të Baselit, Marcel Koller, nuk i ka pëlqyer aspak paraqitja e Zhegrovës që vendosi të mos e inkuadrojë në pjesën e dytë.

Zhegrova hyri në dhomat e zhveshjes për të mos dalë më në fushë, pasi vendin e tij e zuri Kevin Bua.

Image

(Kosova Sot)