Prishtina – Drenica, mbyllet pjesa e parë
Prishtina po e mund 2-0 Drenicën pas 45 minutave lojë në “Fadil Vokrri”
Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes mes Prishtinës dhe Drenicës, që po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Dueli i dytë i ditës së sotme në kuadër të xhiros 29 të Ipko Superligës, po i takon vendasve, pasi po e mposhtin 2-0 Drenicën.
Fillimisht, në minutën e 26’, shënoi Armend Thaqi për 1-0, kurse për rezultatin e pjesës së parë, 2-0, shënoi në fund Mario Morina.
(Kosova Sot)