Si krahasohen statistikat e Messit dhe Ronaldos në dhjetë sezonet e fundit
Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo e kanë shtuar nga një trofe të ligës këtë sezon. Deri në fund të sezonit, Messi mund ta ketë në dorë edhe tripletën – mirëpo si krahasohen këta të dy gjatë dhjetë vjetëve të fundit?
Mbrëmjen e së shtunës, Lionel Messi nuk e filloi ndeshjen e Barcelonës kundër Levantes nga minuta e parë. Por, duke e ditur se fitorja do t’ia siguronte titullin e 26-të, argjentinasi hyri në lojë në pjesën e dytë dhe e shënoi golin e fitores.
Përveç që ia fitoi titullin e dytë radhazi të La Ligës, ky gol ishte i 598-i në karrierën me klube për Messin. Megjithatë, kjo gjë mbeti në hije pasi që Cristiano Ronaldo e arriti shifrën 600 po atë natë, me golin në barazimin 1:1 kundër Interit, në Derby d’Italia.
Për Ronaldon dhe Juventusin, ky barazim nuk ishte shumë i rëndësishëm, pasi që “Zonja e Vjetër” veçse e kishte siguruar titullin e tetë radhazi të Serisë A, në xhiron paraprake.
Statistikat e Ronaldos dhe Messit në liga vendore gjatë dekadës së fundit:
Gola:
Messi 362 – 333 Ronaldo
Asiste:
Messi 135 – 96 Ronaldo
Golashënuesi më i mirë:
Messi 6 – 3 Ronaldo
Lojtari i Vitit:
Messi 5 – 1 Ronaldo
Çmime për lojtarin e ndeshjes:
Messi 182 – 103 Ronaldo
Tituj:
Messi 7 – 2 Ronaldo
(Kosova Sot)