Kepa thotë se ka mësuar nga gabimi që bëri duke kundërshtuar trajnerin

  • 04 maj 2019 - 08:47
Kepa thotë se ka mësuar nga gabimi që bëri duke kundërshtuar trajnerin

Arrizabalaga i penduar vazhdon ta kujtojë momentin që pushtoi gjitha mediat botërore. Ai kundërshtoi vendimin e trajnerit, Sarri, për të mos dalë nga loja.

Portieri i Chelsea, Kepa Arrizabalaga, e ka pranuar se ka bërë gabim kur refuzoi të dalë nga loja në finale të Carabao Cup kundër Manchester City, duke kundërshtuar trajnerin e tij, Maurizio Sarri.

Në shkurt, në stadiumin “Wembley”, teksa ndeshja vazhdonte të ishte 0-0 dhe po shkonte drejt fundit të 30 minutave vazdhime, Sarri vendosi ta largojë nga loja Kepan për ta inkuadruar Willy Caballeron, kjo edhe për shkak se spanjolli tregoi disa herë shenja dëmtimi. Përveç kësaj, Caballero njihet si një specialist i penalltive.

Sido që të jetë, kjo dëshirë nuk iu realizua Sarrit, pasi Kepa e refuzoi vendimin e tij dhe vendosi të qëndrojë në fushë, çka bëri që klubi ta dënojë me para lojtarin dhe nuk luajti vetëm për një ndeshe.

“E pranova atë se çfarë ka thënë trajneri, dënimin e klubit dhe e kuptova se s’mund të luaj ndeshjen tjetër”, tha Kepa për Daily Mail, duke treguar se çfarë ndodhi pas asaj nate. “Isha pran Willyt dhe e kam mbështetur atë dhe sa më shumë edhe ekipin”.

“Natyrisht, ishte gjëja e vetme që mund të bëj. Ishte diçka që e kam bërë në moment nxehtësie, diçka për të cilën nuk jam shumë krenar”.

“Ishte moment i vështirë nga i cili kam mësuar dhe ende jam duke mësuar. Tani është koha që të shoh përpara. Kam kërkuar falje. Futbolli vazhdon, të gjithë bëjmë gabime”. 

(kosova Sot Online  )