Skenar i “çmendur”, Anglia e shpall kampionen me...

  • 05 May 2019 - 11:48
Skenar i “çmendur”, Anglia e shpall kampionen me...

 

Manchester City dhe Liverpooli mund të detyrohen që të luajnë një “play-off” të pazakontë për të vendosur kurorën e mbretëreshës së Premier Ligës këtë sezon. Dueli i pabesueshëm mes 18 herë kampionëve të Anglisë dhe atyre në fuqi të Guardiolës, është duke prodhuar një prej finaleve më emocionuese të një sezoni në Premier Ligë. Megjithatë, që diçka e tillë të ndodhë, duhet të kombinohen disa skenarë shumë të vështirë.

LLOGARITË – Aktualisht, në vend të parë është Liverpuli me 94 pikë, dy më shumë se Mançester Siti (92), por me “qytetarët” që e rikuperojnë ndeshjen e tyre ditën e nesërme me Lestërin. Golavarazhi i kampionëve të Guardiolës është +68, ndërsa ai i “reds”-ave (+65). Kjo u jep “qytetarëve” një avantazh në dy javët e mbetura për ta, kundër “dhelprave” dhe në javën e fundit ndaj Brajtonit.

Pas ndeshjes së mbrëmshme me Njukasëllin, Liverpuli do të presë Uolverhemptonin në “Anfield” në javën e fundit, të dielën e 12 majit. Dhe nëse diferenca e golave të tyre do të jetë e njëjta pas javës së 38- të, atëherë rregullorja thotë se kampionia do të shpallet ajo skuadër që ka shënuar më shumë. Nëse pikët, diferenca e golave dhe golat e shënuar janë në barazim, atëherë tifozët e Premier Ligës do të shijojnë edhe një finale teke në një vend neutral, për të vendosur se cila skuadër do të shpallet kampione.

Por që një skenar i tillë të ndodhë, duhet që Mançester Siti të ndalet në një nga ndeshjet e mbetura. Por edhe nëse ky fund dramatik i sezonit nuk do të prodhojë një finale për të kurorëzuar ekipin kampion, ky do të mbetet një nga edicionet më spektakolare të Premier Ligës, me dy skuadra që kanë luftuar gjatë gjithë sezonit rrotë më rrotë, duke iu afruar kuotës së 100 pikëve dhe moralisht do jenë të dyja kampione.

(Kosova Sot Online)