I lumtur për golin, i dëshpëruar me rezultatin
I lumtur dhe i dëshpëruar, Aliti momentalisht ka ndjenja të përziera.
Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Fidan Aliti, ka qenë vendimtar për skuadrën e Kalmarit. Ekipi i shqiptarit priti në shtëpi Ostersundsin dhe shënoi gol në ndeshjen që u mbyll 1-1.
Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e mysafirëve me rezultatin 0-1, ndërsa në të dytën një perlë e Alitit në të 46′ barazoi shifrat, për t’ia siguruar skuadrës së tij një pikë të vlefshme, ndaj kundërshtarit që po lufton për kreun e klasifikimit në Suedi.
Në anën tjetër, Kalmari synon që të kapë mesin e artë dhe të mos rrezikojë rënien nga liga e parë.
“I lumtur për golin e parë të sezonit. I dëshpëruar me barazimin, por do të vazhdojmë të luftojmë”, shkroi mbrojtësi i Kosovës në rrjetet sociale.
(Kosova Sot Online)