Milan fiton dhe i afrohet në tri pikë Atalantas

  • 06 May 2019 - 22:47
Milan fiton dhe i afrohet në tri pikë Atalantas

Milani ka rrëmbyer tri pikë të arta në “San Siro” dhe i është afruar në tri pikës zonës Champions.

Milani ka rrëmbyer pikët e plota në xhiron e 35 në Serie A, pasi e mposhti 2-1 Bolognan në “San Siro”.

Gjithcka nisi sic është më së miri për Milanin, që dominoi ndeshjen që në minutat e para, por golin e gjeti tek në minutën e 37’. Suso shënoi për 1-0.

Në pjesën e dytë, në minutën e 67’, Fabio Borini dyfishoi epërsinë për vendasit, teksa në atë të 72’, Mattia Destro dridhi Milanin, duke shënuar për 2-1.

Pak minuta më vonë, Milani mbeti me një lojtar më pak, Lucas Paqueta u përjashtua me të kuq, pasi preku paksa gjyqtarin duke protestuar pas një ndërhyrje në kundërshtarin.

Me 10 futbollistë në fushë, Milani dha maksimumin për të ruajtur rezultatin dhe në fund ia doli, teksa mysafirët gjithashtu u ndëshkuan me të kuq në fund të ndeshjes, Nicola Sansone u ndëshkua me të dytin të verdhë në minutën e 96’.

(Kosova Sot)