Ylli i Tottenhamit: Ishim me fat, më vjen keq për Ajaxin sepse ishte shumë i mirë

  • 08 May 2019 - 23:31
Ylli i Tottenhamit: Ishim me fat, më vjen keq për Ajaxin sepse ishte shumë i mirë

Mesfushori i Tottenhamit, Christian Tottenham, e ka pranuar se Ajaxi ka qenë ekip superior ndaj skuadrës së tij, duke theksuar se fati i ndihmoi Suprs ta arrijnë finalen e Ligës së Kampionëve për herë të parë pas 57 vjetëve.

Lucas Moura me tri gola, përfshirë një të vonshëm, e ka bërë mrekullinë duke e dërguar Tottenham Hotspurin në finale për herë të parë pas plot 57 vjetëve, pas triumfit ndaj Ajaxit në gjysmëfinale falë golave si mysafir, duke e vendosur një finale angleze me Liverpoolin më 1 qershor në Madrid.

Moura shënoi në sekondat e fundit të takimit duke i ndihmuar Tottenhamit të fitojë 3:2 në ndeshjen e kthimit të martën në Amsterdam, dhe të kalojë në finale pas rezultatit të përgjithshëm 3:3, pasi Ajaxi kishte fituar 1:0 në ndeshjen e parë në Tottenham Hotspur Stadium.

Eriksen, i cili ka qenë pjesë e Ajaxit në të kaluarën, tha se i është bërë ëndrra realitet me arritjen në finale.

“Ishte lojë e pabesueshme, ishim larg, por luftuam për t’u kthyer, edhe pse ishim me fat. Më vjen keq për Ajaxin, sepse luajti shumë mirë kundër nesh. Ata luajtën futboll më të mirë. Ne kemi luftuar për këtë, është ëndërr të jesh në finale”, tha Eriksen pas ndeshjes.

Ai e lartësoi edhe Lucas Mouran, duke thënë se ai e dërgoi Tottenhamin në finale. 

(Kosova Sot Online)