Vedat Muriqit i rritet vlera nga 900 mijë euro në 7 milionë
Paraqitjet fantastike në këtë sezon kanë bërë që të rritet vlera e Vedat Muriqit. Futbollisti kosovar tash kushton 7 milionë euro
Vedat Muriqi po kalon nëpër momente të jashtëzakonshme të karrierës së tij.
Sulmuesi kosovar arriti të shënonte gol edhe në ndeshjen e fundjavës që shkoi ndaj Galatasarayt.
Dhe, me këtë rast përfaqësuesi kosovar arriti në kuotën e 15 golave dhe 7 asistimeve në 32 ndeshje këtë sezon në Superligën turke.
25 vjeçari pëlqehet nga Fenerbahçe, por gjiganti turk duhet ta hapë mirë kasën nëse dëshiron ta transferojë sulmuesin e Rizesporit.
Sipas mediave turke, Muriqi, i cili ishte transferuar tek Rizespori për 900 mijë euro, tash vlen 7 milionë euro.
Gjithnjë sipas këtyre mediave, krahas Fenerbahçes, interesim për Muriqin kanë shprehur edhe dy klube gjermane.
(Kosova Sot Online)