Tifozët e Barcelonës s’e duan Griezmann-in

  • 15 May 2019 - 18:54
Tifozët e Barcelonës s’e duan Griezmann-in

Ish-presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, nuk beson se Antoine Griezmann do të transferohet te gjiganti katalonas, pasi francezi tashmë është lojtar pa klub sepse i dha dje lamtumirën Atletico Madridit.

Laporta ka thënë se sulmuesi francez ka çmim shumë të lart jo meritor dhe se tifozët e Barcelonës nuk e aprovojnë blerjen e tij. Verën e kaluar, Griezmann e kishte refuzuar publikisht Barçën përmes një videoje në rrjetet sociale.

“Mendoj se shumica e tifozëve nuk e duan atë. Po ashtu, për shkak të çmimit të tij, i cili mendoj se është i ekzagjeruar”, tha Laporta.

“Mendoj se ka lojtarë të tjerë të cilët kanë ndikim të madh që mund ta bëjnë të njëjtën gjë që Griezmann mund ta bëjë në Barcelonë”, shtoi ai.

Ditë më parë, Laporta pohoi se është i gatshëm të garojë përsëri për president të Barcelonës, në zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen më 2021.

(Kosova Sot Online)