
Statusi i frikshëm i zëdhënësit të Prishtinës: Na e nguli thikën Llapi i Fadil Vokrrit!
Prishtina ka mposhtur Trepçën ’89 me rezultat 3-0 në ndeshjen që u zhvillua në “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Por kësaj fitore nuk iu gëzuan prishtinasit pasi që Feronikeli mposhti Llapin me në Podujevë me rezultat 1:3.
Zëdhënësi i Prishtinës, Avni Durmishi ka reaguar duke i quajtur tradhtar llapjanët.
Ky është shkrimi i tij në Facebook:
Llapi i Fadil Vokrrit ia ngul thiken permas ne shpine Prishtines se Fadil Vokrrit. Po ju qishtu ja keni bo edhe vjet sa u kane gjall ai bre!!! A keni menu qe ka prit dikush dicka prej dy klubeve te shikovcave te agim veliut e lutfi hazirit a. Juve spo jau sheh hajrin partia e juve, elektorati e juve e le ma Prishtina Shihemi ne Drenas .

(Kosova Sot Online