Kovaç shkarkohet nga Bayern, e zëvendëson sensacioni i Evropës
Niko Kovaç do të shkarkohet nga Bayern Munich këtë verë, pavarësisht sukseseve të brendshme që mund t’i arrijë me kampionët e Gjermanisë.
‘Goal.com’ dhe ‘Spox’ kanë mësuar se gjiganti bavarez ka vendosur të ndajë rrugët me trajnerin kroat.
Ish trajneri i Eintracht Frankfurt, mori drejtimin e Bayern Munich në verën e vitit 2018.
Eliminimi nga Liga e Kampionëve por edhe rezultatet jo shumë të kënaqshme në Bundesligë, pavarësisht se janë lider një xhiro para fundit, kanë bërë që Bayern Munich të shikojnë për alternativa tjera.
Emri më i përfolur për të zëvendësuar Kovaçin është ai i trajnerin të Ajax, Erik ten Hag.
Përndryshe nga Bayern Munich në fund të sezonit do të largohen edhe disa lojtarë, si Franck Ribery, Arjen Robben dhe Rafinha.
(Kosova Sot Online)