Juve barazon me Atalantan
Juventusi ka barazuar 1-1 me Atalantan në “Allianz Stadium”.
Një xhiro para fundit të edicionit, tashmë me titullin në xhep – Juventusi ka marrë një pikë në shtëpi përballë Atalantas, duke barazuar 1-1.
Të parët në epërsi kaluan mysafirët. Ishte Josip Ilicic ai që shënoi për 1-0 në minutën e 33’ të ndeshjes.
Por, në atë të 80’, Mario Mandzukic barazoi gjithçka në këtë takim, për rezultatin përfundimtar 1-1.
Kështu, Atalanta, që po lufton për zonën Champions League, duhet të fitojë ndeshjen e fundit në shtëpi kundër Sassuolos, për ta bërë ëndrrën realitet.
(Kosova Sot Online)