Varane: Ka qenë java më e keqe e karrierës

  • 22 May 2019 - 17:14
Varane: Ka qenë java më e keqe e karrierës

Mbrojtësi i Real Madrid, Raphael Varane, ka folur për të ardhmen e tij dhe sezonin negativ të skuadrës në një intervistë të dhënë për "Marca".

PA CR7 - "Nëse mendonim se do të fitonim pa CR7? Sigurisht. E kemi nisur mirë sezonin, madje kemi luajtur më mirë se të kaluarin, por rezultatet kanë munguar. Jeta është një ekuilibër dhe ndonjëherë gjërat shkojnë keq".

DËSHTIM – Ky sezon ka parë Real-in të bjerë në La Liga, Kupën e Mbretit dhe Champions League. "Këtë vit kemi kaluar momente shumë të vështira dhe as unë nuk kam dhënë maksimumin, por në sezonin e ardhshëm do të shihni Varane-n më të mirë".

Më pas, kampioni botë ka folur edhe për momentin më të keq sezonit: "Java e Barcelona-s dhe Ajax-it ka qenë më e keqja e karrierës sonë. E pranoj se kemi folur gjatë për këtë".

(Kosova Sot Online)