Challandes shumë optimist, ja çka thotë për Kosovën dhe Hadërgjonajn

  • 24 maj 2019 - 16:11
Challandes shumë optimist, ja çka thotë për Kosovën dhe Hadërgjonajn

Kosova po bën mjaft mirë në arenën ndërkombëtare dhe trajneri Bernard Challandes ka fatin e mirë të punojë me shumë futbollistë të talentuar. Numri një i stolit po i merr më të mirën përfaqësueses së Kosovës dhe me shpresën e mirë mund të arrijë dhe Europianin nga Nations League, janë në gjysmëfinale. “Dardanët” tashmë po luftojnë për t’u kualifikuar nëpërmjet kualifikueseve të Evropianit.

Në dy ndeshjet e para në shtëpi kanë barazuar me kundërshtarë mjaft të vështirë si Danimarka dhe Bullgaria, ndërsa tani do të luajnë me Malin e Zi dhe Bullgarinë në dy transfertat e para. Tekniku zviceran ka folur në lidhje me ecurinë e skuadrës dhe kërkesat e tij.

Kualifikimi – “Asnjë herë nuk kam menduar se mund t’i bëjmë 10 pikë, apo 8 pikë. Nuk e di sa na duhen për t’u kualifikuar, por duhet vetëm të fitojmë. Për mua vetëm një gjë është me rëndësi, mënyra si do fitojmë. Duhet të luajmë me mënyrën tonë. I respektoj kundërshtarët, por nuk i kam frikë”.

Ndeshjet e radhës – “Ndeshjet me Malin e Zi dhe Bullgarinë nuk janë vendimtare, por një mundësi e mirë për të përparuar. E rëndësishme është të luajmë me filozofinë tonë, të bëjmë mirë. Nuk flas për pikë dhe rezultate para ndeshjeve, ato janë ekipe të forta. Është mundësi për të treguar se çfarë mund të bëjmë. Nuk kemi presion aspak”.

Hadërgjonaj – “ Jam i lumtur që e kemi Hadërgjonajn, është lojtar i mirë dhe mund të na ndihmojë. Problemi i vetëm është se nuk ka luajtur 6-7 javët e fundit, por është stërvitur. Dresheviç dhe Ibrahimaj janë dy lojtarë të rinj. Do shoh mentalitetin e tyre dhe si do integrohen në ekip. Është mirë për mua dhe ekipin t’i kemi dy lojtarë të rinj në skuadër”.

Rashica-Muriqi-Zeneli – “Jam i lumtur me një pjesë të lojtarëve, po bëjnë shumë mirë në gjysmën e dytë të sezonit. Muriqi, Rashica dhe Zeneli kanë qenë të shkëlqyer. Por kemi edhe dëmtime dhe duhet të shoh kush është gati. Stërvitjen me ekipin janë të rëndësishme për ta parë diçka të tillë”.

(Kosova Sot Online)