E ardhmja e Valverde tek Barca? Kjo është përgjigja e Messi

  • 24 May 2019 - 18:27
E ardhmja e Valverde tek Barca? Kjo është përgjigja e Messi

Paraqitja e Lionel Messit në konferencën për shtyp ka tërhequr vëmendje të madhe në të gjitha mediet, sidomos në ato spanjolle.

Argjentinasi nuk ishte paraqitur në një të tillë për një kohë të gjatë, dhe fjalët e tij për humbjen ndaj Liverpool ishin do të ishin ato që do të zgjonin vëmendjen.

Ndër të tjerash, duke shpjeguar dhimbjen për humbjen ndaj Liverpool, Messi është pyetur edhe për të ardhmen e trajnerit Valverde, pyetje kjo për të cilën audienca kërkonte përgjigjen e argjentinasit.

“Që të jem i sinqertë, unë nuk i përcjell shumë lajmet. Kam dëgjuar, më kanë thënë se ka kritika për trajnerin, por unë sinqerisht besoj se trajneri bëri punë të mrekullueshme gjatë gjithë kohës. Mendoj se eliminimi nga Liverpool nuk pati asgjë” ka thënë Messi.

“Jemi të dëshpëruar, por unë nuk jam ai që thotë se duhet bërë ndryshime. Janë të tjerët që vendosin” ka thënë ndër të tjerash 10-shi i Barcës.

Messi është parë në diskonim të dobët edhe gjatë dy ndeshjeve të fundit në La Liga, si dhe në disa fotografi të publikuara nga stërvitjet e Barcës.

Humbja nga Liverpool mund të ketë qenë një nga goditjet më të rënda që ai ka pranuar në karrierën e tij.

(Kosova Sot Online)