Roma dhe Manchesteri në garë për yllin e Ajaxit

  • 26 May 2019 - 12:45
Roma dhe Manchesteri në garë për yllin e Ajaxit

Roma dhe Manchester United janë dy skuadrat që do të bëjnë ndryshime në portë për edicionin e ri. Giallorosët nuk janë të kënaqur me suedezin Robin Olsen dhe e kanë nxjerrë në shitje.

Ndërkohë David de Gea ka refuzuar rinovimin me Untiedit dhe pritet t’i bashkohet gjigantit francez Paris Saint Germain. Portieri kamerunas i Ajaxit, Andre Onana është objektivi i të dyja skuadrave për edicionin e ri.

23-vjeçari ka qenë i jashtëzakonshëm këtë edicion dhe ishte ndër më meritorët që Ajaxi fitoi dy trofetë shtetëror dhe arriti deri në Ligën e Kampionëve. Në 55 ndeshje zyrtare këtë edicion, Onana ka mbajtur 26 herë portën e paprekur.

Image

Numri një i Ajaxit ka kontratë me kampionët e Holandës deri në vitin 2022, por që ka pranuar se do t’i pëlqente të transferohej në një kampionat më të fortë.

Ajaxi është gati ta lë të lirë Onanan të largohet nëse vije një ofertë mbi 35 milionë euro.

(Kosova Sot Online)