Tifozi i pafat bie në kanal duke festuar
Skuadra e dy shqiptarëve, Etrit Berisha dhe Berat Gjimshiti, Atalanta shkroi historinë me fitoren ndaj Sassuolos në “Rexhio Emilia”, duke u kualifikuar për herë të parë në Champions League, që nga themelimi i klubit.
Ndeshja nisi keq, pasi të parët kaluan mysafirët në epërsi. Por, një karton i kuq i Berardit ia lehtësoi punën vendasve që fituan në fund 3-1.
Festimi në “Mapei Stadium” ka qenë i madh, teksa tifozët bergamaskë kishin mbushur stadiumin.
Pikërisht emocionet e tepërta tradhëtuan një tifoz atalantin, i cili teksa festonte rrëshqiti dhe ra në kanalin ndarës mes tribunës dhe fushës.
Sikurse Atalanta, edhe Interi e siguroi pjesëmarrjen në Champions League në ndeshjen e fundit në Serie A.
Interi e mposhti me shumë vështirësi Empolin, sfidë me plot raste dhe emocione, që përfundoi 2-1.
(Kosova Sot Online)