Guardiola: Jam i lumtur që Valverde po qëndron në Barcelonë, ka bërë shumë punë të mirë

  • 03 June 2019 - 08:33
Guardiola: Jam i lumtur që Valverde po qëndron në Barcelonë, ka bërë shumë punë të mirë

Pep Guardiola i ka ofruar përkrahje trajnerit shumë të kritikuar të Barcelonës, Ernesto Valverde, duke pohuar se spanjolli ka bërë punë të mirë me skuadrën.

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, e ka bërë tashmë të qartë se Valverde do të vazhdojë të jetë trajner i skuadrës përkundër se pati një përfundim tejet zhgënjyes të sezonit.

E Guardiola është i lumtur që homologu i tij nuk do ta humbasë punën por do ta vazhdojë projektin.

“Përveç marrëdhënieve shumë të mira që ne i kemi, Ernesto është spektakolar”, tha trajneri i Manchester City të dielën.

“Ai ka bërë punë shumë të mirë. Ai e humbi Ligën e Kampionëve, si të gjithë ne. Ai e drejton një ekip me të cilin i ka fituar dy tituj radhazi në ligë dhe luan futboll të mirë. Jam i lumtur që po qëndron”, shtoi ai. 

(Kosova Sot Online)