Ja dy risitë që iu bashkuan sot Kosovës
Dy futbollistë të IPKO Superligës i janë bashkuar Kosovës në përgatitje.
Bëhet fjalë për mbrojtësin e djathtë të Prishtinës, Armend Thaqi, dhe sulmuesin e Llapit, Festim Alidema.
Të dy lojtarët i janë bashkuar Kombëtares tonë në përgatitjen e sotme.
Lojtarët po stërviten bashkarisht me lojtarët tjerë.
Ende nuk dihet nëse ata do të jenë pjesë e listës së Bernard Challandesit, apo janë ftuar vetëm për t’u përgatitur me ekipin e parë.
Kosova të premten luan me Malin e Zi, ndërsa më 10 qershor me Bullgarinë, të dyja këto takime në udhëtim.
(Kosova Sot Online)