Antoine Griezmann: E di se ku do të luaj sezonin e ardhshëm

  • 09 June 2019 - 08:29
Antoine Griezmann: E di se ku do të luaj sezonin e ardhshëm

Sulmuesi i Atletico Madridit, Antoine Griezmann, ka thënë se tashmë e ka vendosur se ku do ta vazhdojë karrierë pas kësaj vere.

Griezmann tronditi botën e futbollit muajin e kaluar kur deklaroi publikisht se ka vendosur ta shkëpusë kontratën me Atleticon dhe ta vazhdojë karrierën diku tjetër, vetëm një vit pasi e kishte refuzuar publikisht Barcelonën.

Tani, sulmuesi francez thotë se e di destinacionin e vet të ardhshëm, të cilin, megjithatë, nuk e bëri publik.

Griezmann pritet t’i bashkohet klubit të tij të ri më 1 korrik, kur edhe çmimi në klauzolën e lirimit të tij bie nga 200 milionë euro në 150 sosh.

“E di se ku do të luaj sezonin e ardhshëm”, tha Griezmann në një intervistë për Telematin.

Disa klube janë të interesuara për të, përfshirë Barcelonën dhe Paris Saint-Germainin.

(Kosova Sot Online)