Ranglista e FIFA-s: Gjigantët ngjiten, Belgjika e rrit distancën
Lisa prej emrave më të mëdhenj në futbollin ndërkombëtar kanë shënuar rritje të madhe në edicionin e fundit të ranglistës botërore të kombëtareve të FIFA-s.
Belgjika vazhdon ta kryesojë këtë listë – duke e rritur epërsinë ndaj Francës, që mbetet e dyta – pas fitoreve kundër Kazakistanit dhe Skocisë në ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian 2020.
Në pjesën tjetër të kësaj rangliste pati mjaft shumë lëvizje. Portugalia u ngrit për dy pozita dhe tani renditet në çendin e pestë, pas triumfit në Ligën e Kombeve të UEFA-s. Ndërsa, edhe Holanda u ngrit për dy pozita, në vendin e 14-të, pasi që arriti deri në finale të së njëjtës garë.
Treshja e ish-kampionëve të botës janë gjithashtu në rritje. Spanja (në pozitën e shtatë, dy vende më lart), Gjermania (në pozitën e 11-të, dy vende më lart) dhe Italia (në pozitën e 140të, në pozitën e tretë) të gjitha u ngjitën shkallëve ndërkombëtare pas disa rezultateve pozitive në kualifikimet për Kampionatin Evropian 2020.
Histori të suksesit kishte edhe në plot vende të tjera gjithashtu, për shembull Austria u ngrit për tetë pozita dhe tani radhitet e 26-ta, Irlanda Veriore u ngrit për pesë pozita dhe tani radhitet e 28-ta, Republika Çeke u ngrit për shtatë pozita dhe tani radhitet e 41-ta, Armenia për nëntë dhe tani radhitet e 97-ta, si dhe Malajzia u ngrit për nëntë pozita dhe radhitet e 159-ta.
LidereBelgjika (e pandryshuar)
Ngrihet në top dhjetësheAskush
Bie nga top dhjetëshjaAskush
Gjithsej ndeshje të zhvilluara139
Më së shumti ndeshje të zhvilluaraMalawia (6 ngeshje)
Ngritja më e madhe me pikëKosova (plus 25 pikë)
Ngritja më e madhe me vendeArmenia, Hungaria, Malajzia (9 vende)
Rënia më e madhe me pikëBullgaria (minus 31 pikë)
Rënia më e madhe me vendeGreqia (9 vende)
Kombëtare të ranguara për herë të parëAsnjë
Kombëtare që nuk rangohen mëAsnjë
Kombëtare joaktive, jo të ranguaraAsnjë
Ranglista e radhës e FIFA-s do të publikohet më 25 korrik të vitit 2019.
(Kosova Sot Online)