Euro U-21 nis me spektakël, Polonia përmbys Belgjikën
Nisi me bollëk golash dhe sigurisht me spektakël Europiani i 21-vjeçarëve që po zhvillohet në Itali dhe San Marino.
Në ndeshjen hapëse, sfidë e vlefshme për grupin A ku bëjnë pjesë edhe dy nga favoritet për trofeun, Spanja dhe Italia, Poloni mposhti 3-2 me përmbysje Belgjikën.
Leya i dha avantazhin belgëve në minutën 16-të, avantazh mëse i merituar ky për Djajtë e Kuq pasi Belgjika e nisi me marshin e 5-të sfidën.
Belgët shpërdoruan shumë raste por nuk gjetën dot golin e dytë.
Me kalimin e minutave te skuadra e Walem filloi të ndihej lodhja për fillimin e shpejtë dhe aty Polonia u tregua dinake duke ndëshkuar belgët me 3 gola, 1 në pjesën e parë dhe dy në pjesën e dytë. Autorët e golave për polakët u shënuan nga Zurkowski, Bielik dhe Szymanski.
Belgjika u përpoq të ritkhehej në ndeshje me golin e Cools në të 84-ën, por që nuk mjaftoi për të marrë qoftë edhe një pikë në këtë sfidë pasi gjithçka u mbyll me fitoren 3-2 të Polonisë.
(Kosova Sot Online)