Zhegrova dhuron spektakël në pushime, e rrëzon portën me top!

  • 17 June 2019 - 15:05
Zhegrova dhuron spektakël në pushime, e rrëzon portën me top!

Edon Zhegrova po i vazhdon pushimet në Turqi. Talenti kosovar e ka postuar një video në Instastory, ku shihet duke dhuruar spektakël me topin, ndërsa në fund e rrëzon portën e vogël pas një gjuajtje me top

Edon Zhegrova e ka shfaqur edhe një herë talentin e tij përmes një videoje të postuar në Instastory.

Talenti kosovar po i kalon pushimet në Turqi, ndërsa topit nuk i ndahet asnjëherë.

Futbollisti i ekipit kombëtar të Kosovës, në videon e postuar, fillimisht shihet duke dhuruar spektakël, ndërsa më pas gjuan furishëm dhe e rrëzon portën e vogël me top. 

Futbollisti i Baselit edhe në të kaluarën ka postuar video të tilla, ku shiheshin aftësitë e tij të jashtëzakonshme me topin.

Zhegrova shpreson ta ketë një sezon më të mirë pasi tek Baseli nuk pati hapësira të mjaftueshme në edicionin e fundit.

Ai e ndihmoi Kosovën në rezultatet pozitive të muajit qershor, në fitoren me Bullgarinë dhe barazimin me Malin e Zi, në kualifikimet e Evropianit 2020.

(Kosova Sot Online)