Lewandowski beson që Sane do të transferohet në Bayern

  • 19 June 2019 - 22:35
Lewandowski beson që Sane do të transferohet në Bayern

Sulmuesi anësorë ka kohë që është i lidhur me një kalim në skuadrën e Niko Kovac, ku shihet si zëvendësues i Arjen Robben dhe Franck Ribery

Robert Lewandowski ka thënë se lojtarët gjerman e duan Bayern Munichun dhe se ai beson që do të luajë sezonin e ardhshëm në sulm me Leroy Sane, por ka pranuar se ata “duhet të presin” që si do të jetë e ardhmja e yllit të Manchester Cityt.

“Lojtarët gjerman të Bayernit besojnë shumë se Sane do të transferohet në Munich, por ne do të presim dhe të shohim çfarë do të ndodh në fund”, ka thënë Lewandowski.

Ribery dhe Robben, në kombinim, kaluan 22 vite në Bayern dhe si të tillë do të jetë shumë e vështirë që ata të zëvendësohen.

“ata janë legjenda, natyrisht largimi i tyre na mërzit. Por, Bayern do të sjell lojtarë të ri, zëvendësues të tyre të mirë. Besoj që Bayern do të nënshkruaj me anësorë të mirë që do të jenë zëvendësime ideale për Robben dhe Ribery”.

(Kosova Sot Online)