Gjilani rinovon kontratën me portierin e skuadrës

  • 21 June 2019 - 12:34
Gjilani rinovon kontratën me portierin e skuadrës

Disa orë pasi e konfirmoi transferimin e Oltion Rapas nga Luftëtari, Gjilani ka bërë të ditur se ia ka rinovuar kontratën edhe me portierin Kenan Haxhihamza.

Portieri 22-vjeçar nga Rahoveci e ka rinovuar kontratën e tij me Gjilanin dhe do t’i mbrojë ngjyrat e klubit edhe gjatë sezonit të ardhshëm.

“Gjilani ka vazhduar bashkëpunimin me portierin i cili mbrojti ngjyrat e klubit nga edicionet e kaluara, Kenan Haxhihamza.22 vjeçari nga Rahoveci, ka arritur marrëveshje me klubin, që edhe në edicionin e ardhëshëm garues, të jetë pjesë e klubit kuq e bardhë”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Klubi kuqebardhë është duke vazhduar me përforcimet në skuadër këtë sezon, pasi që sezonin 2018/19 e rrezikoi rënien nga Superliga në Ligën e Parë, nivelin e dytë të futbollit në Kosovë.

Në fund, Gjilani arriti të mbijetojë duke e fituar ndeshjen e barazhit kundër Besës, mirëpo drejtuesit e klubit kanë bërë të ditur se janë duke punuar për të transferuar edhe futbollistë të tjerë në ditët në vijim.

“Vlenë të theksohet se bordi drejtues i klubit, po punon me ritme të larta për afrimin e futbollistëve të tjerë dhe ditëve në vijim pritet zyrtarizimi i tyre”, përfundon njoftimi i klubit gjilanas.

(Kosova Sot Online)