Mbappe mund të jetë ‘galaktiku’ tjetër i Real Madridit
Florentino Perez ka vendosur që është koha të rikthehet te modeli i tij i vjetër i të bërit biznes, duke transferuar një “galaktik” çdo vit.
Presidenti i Realit të Madridit pranoi se kjo do të ishte strategjia e ardhshme e klubit, përpara gazetarëve që ishin mbledhur gjatë prezantimit të Eden Hazardit javën e shkuar.
Ylli belg, i cili u transferua nga Chelsea për shifrën fillestare të 100 milionë eurove, është vetëm një goditje e parë e asaj që tifozët do të shijojnë në të ardhmen.
Sipas “AS”, “galaktiku” i ardhshëm, nëse gjithçka shkon sipas planit do të jetë Kilyen Mbappe.
(Kosova Sot Online)