Neres flet rreth mundësisë për t’iu bashkuar Interit

  • 24 June 2019 - 11:35
Neres flet rreth mundësisë për t’iu bashkuar Interit

David Neres ka qenë ndër futbollistët kryesor të Ajaxit këtë edicion.

Talenti brazilian ka shkëlqyer në repartin ofensivë, ku falë golave e asistimeve të tij Ajaxi triumfoi në kampionat dhe Kupën e Holandës.

22-vjeçari ka shënuar 12 gola dhe ka bërë 15 asistime, duke zgjuar interesimin e shumë skuadrave të mëdha.

Sulmuesi anësor është lidhur me një kalim te gjiganti italian Inter, por vet Neres ka thënë se nuk din asgjë për këtë. 

“Interi? Nuk di asgjë ne të vërtetë rreth kësaj teme. Pas Kupës së Amerikës unë do të vendosi për të ardhmen time”, ka thënë braziliani.

Kësisoj Neres ka lënë të hapur mundësinë për tu larguar nga Amsterdami.

Përveç Interit në garë për anësorin janë edhe skuadrat tjera si Rom, Bayern Munich, Everton, PSG dhe Atletico Madrid.

Për ta lënë të lirë yllin e tyre, Ajaxi po kërkon rreth 50 milionë euro.

(Kosova Sot Online)