Jesus, pasi e frymëzoi fitoren kundër Argjentinës: Ky është Brazili!

  • 03 July 2019 - 08:19
Jesus, pasi e frymëzoi fitoren kundër Argjentinës: Ky është Brazili!

Pasi paraprakisht nuk kishte arritur të shënonte gol në Kupën e Amerikës, Gabriel Jesus i ka dhënë fund ecurisë së ndeshje pa shënuar gol për Brazilin, pasi e frymëzoi fitoren me rezultat 2:0 në gjysmëfinale të Kupës së Amerikës, kundër Argjentinës.

Gabriel Jesus shkëlqeu për skuadrën e Tites, duke e shënuar golin hapës para se ta krijonte golin e Roberto Firminon në gjysmëfinalen e Kupës së Amerikës, që u zhvillua në stadiumin “Estadio Mineiaro”.

E drejtuar nga Lionel Messi, Argjentina i pati mundësitë e veta, duke e goditur dy herë shtyllën përmes yllit të Barcelonës dhe Sergio Agueros.

Mirëpo, mundësitë e tyre u lanë në harresë nga goli i Roberto Firminos në minutën e 71-të të ndeshjen për tetë-herë kampionin, Brazilin.

Kjo ishte goditja vendimtare për Argjentinën dhe Brazili tashmë e ka siguruar një vend në finale, ku do të takohet të dielën ose me Kilin, ose me Perunë.

“Kam mbetur pa fjalë. E konsideroj çdo ndeshje të rëndësishme, edhe ato në të cilët nuk performoj më së miri sepse marr mësime nga ato ndeshje”, tha Jesus pas ndeshjes.

“Sonte, unë isha i vendosur të shënoj, kisha shumë vetëbesim qysh nga fillimi i ndeshjes”.

“E humba një mundësi dhe pastaj arrita të shënoj. Firmino arriti të më gjejë mua në mënyrën e duhur, kjo më dha më shumë besim në vete”. 

(Kosova Sot Online )