Messi dhe Argjentina: A është ky fundi për yllin e Barçës?

  • 03 July 2019 - 14:23
Messi dhe Argjentina: A është ky fundi për yllin e Barçës?

Argjentina dështoi edhe një herë tjetër në skenën ndërkombëtare dhe durimi i kapitenit mund të zgjasë vetëm për një kohë të caktuar – 2020-ta mund të jetë mundësia e tij e fundit për ta fituar të vetmen gjë që i mungon në karrierë.

Më i miri i të gjitha kohëve… kjo është pyetje e përjetshme e cila mund të përgjigjet vetëm në mënyrë subjektive. A ishte Pele futbollisti më i mirë që bota e ka parë ndonjëherë, ose golashënuesi një mijë golave të çuditshme në ndeshje miqësore? A ishte Maradona lojtari më i aftë që e mbajti topin në këmbë apo do të ishte George Best më i miri nëse do të kishte jetuar në epokën e stilit të lirë?, shkruan AS.

Për tifozët e futbollit modern, i prekshmi është mbret. Një lojtar mund ta mbajë kurorën vetëm nëse ai mund t’ia fitojë i vetëm skuadrës së tij ndonjë titull të madh, siç kishte Maradona në vitin 1986, dhe Cristiano Ronaldo me siguri nuk do ta kishte problem të thotë se ai e kishte bërë këtë gjë në EURO 2016. Por, kur e lë kjo gjë Messin pas dështimit të fundit të Argjentinës në Kupën e Amerikës?

Fitorja me rezultat 2:0 e Brazilit bëri që bardhekaltrit të mos e arrinin finalen e Kupës së Amerikës për 29-tën herë në histori dhe kjo mund të rezultojë të jetë goditja e fundit për karrierën ndërkombëtare të Messit.

Ylli i Barcelona është mësuar me suksese në nivelin e klubeve – shpeshherë duke ia fituar i vetëm ndeshjet skuadrës së tij – por ai thjesht nuk mund ta bëjë të njëjtën trik edhe në skenën ndërkombëtare, s’mund ta bëjë atë që e kishte bërë paraardhësi i tij në fanellën me numrin 10 në vitin 1986 në Meksikë, me anë edhe të dorës ndihmëse të Zotit.

Problemet mund të burojnë nga Federata e Futbollit e Argjentinë, e cila gjatë kohës së fundit ka kaluar nga një fatkeqësi në tjetrën. Argjentina ishte e tmerrshme në Kupën e Botës së fundit dhe nuk ishte shumë më e mirë në Brazil këtë verë.

Messi e pati një ndeshje të arsyeshme kundër Brazilit, duke e goditur shtyllën një herë dhe duke qenë forca drejtuese e sulmit të Argjentinës. Por, kjo nuk ishte e mjaftueshme. Kurrë nuk është. Dhe të mendosh se mund të kishte luajtur për Spanjën gjatë epokës së artë nga viti 2008 deri në vitin 2012: dy Kampionate Evropiane dhe një Kupë e Botës do të kishin qenë të mjaftueshme.

A do të pensionohet sërish Messi nga Argjentina?

Messi tani ka marrë pjesë në katër Kupa të Botës dhe pesë Kupa të Amerikës. Në katër raste, Argjentina ka arritur deri në finale (Kupa e Botës 2014 dhe Kupa e Amerikës 2007, 2015 dhe 2016). Pas finales së vitit 2016, ku Messi e humbi penalltinë kundër Kilit, ylli i Barcelonës u pensionua.

“Unë e dhashë më të mirën time. Janë bërë katër finale. Unë dua më shumë sesa kushdo ta fitojë një titull me ekipin kombëtar, por, fatkeqësisht, kjo gjë nuk ndodhi… Mendoj se kjo është më e mira për të gjithë, fillimisht për mua dhe për shumë njerëz që e urojnë këtë. Ekipi ka marrë fund për mua, e kam marrë këtë vendim”.

Ky vendim u tërhoq prapa pas një kërkese personale nga presidenti argjentinas, Mauricio Macri, pas ndërtimit të një statuje në Buenos Aires dhe pas kërkesës publike të argjentinasve. Por, dështimi i fundit mund të jetë fundi i vërtetë.

Jo vetëm sepse Messi nuk mund ta shpëtojë Argjentinën, por sepse Argjentina duket e paaftë ta shpëtojë veten. Edhe pa yllin e skuadrës, Neymarin, Brazili funksionoi si skuadër. Fakti që Argjentina i ka ndryshuar nëntë trajnerë gjatë karrierës së Messit e tregon të gjithë historinë.

Ka ende shpresë për Messin dhe Argjentinën. Pasi që formati i Kupës së Amerikës ka pësuar po aq shumë ndryshime sa stafi i trajnerëve të Argjentinës në vitet e fundit, Kupa e Amerikës do të zhvillohet sërish vitin tjetër (për të katërtën herë në pesë vjetët e fundit).

Vendet nikoqire do të jenë Argjentina dhe Kolumbia. Messi mund të mos jetë në Katar 2022. Ai pothuajse sigurt nuk do të jetë në Ekuador 2024. Viti tjetër mund të jetë rasti i fundit për Messin ta shtojë një trofe të madh në karrierën e vet. Nëse ai e arrin këtë qëllim, atëherë më në fund do ta fitojë kurorën e Maradonas.

(Kosova Sot Online )